Lajme

Lidhja e Bizneseve kërkon mbledhjen e tatimit në vlerën e shtuar pas shitjes së mallrave

09/29/2024 11:44
nga:G B

Lidhja e Bizneseve të Kosovës po kërkon mbledhjen e tatimit në vlerën e shtuar pas shitjes së mallrave.

Këtë e kanë bërë të ditur përmes një komunikate për media, pasi sipas tyre, mbi 75% e bizneseve janë të detyruara të marrijnë kredi për të paguar këtë pagesë fillestare

Njoftimi i plotë:

Tatimi në Vlerën e Shtuar duhet të mblidhet brenda vendit pas shitjes së mallrave.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës kërkon për mblidhjen e tatimit në vlerën e shtuar pas shitjes së mallrave, me qëllim të zvogëlimit të ngarkesës fillestare të TVSH për bizneset.

Nga takimet dhe vizitat në terren, është konstatuar se, duke dëmtuar qëndrueshmërinë financiare të tyre për mallrat që mbeten në stok pa u lansuar ose shitur për muaj të tërë. Duke e reflektuar gjendjen ekonomike aktuale, si Lidhje e Bizneseve të Kosoves, kërkojmë ndryshimet e nevojshme për të siguruar mblidhjen e tatimit pas shitjes së mallrave dhe për të parandaluar dëmet që ky proces po shkakton bizneseve deme financiare ne starte.