Lajme

Liderët e Luginës në Tiranë, Riza Halimi del nga prapaskena

11/29/2017 18:14
nga:M H

Liderët e Luginës së Preshevës duke filluar nga Shqipërim Arifi, kryetarë i përkohshëm i qytetit të Preshevës dhe ai Aleancës për Ndryshim, kryetari i qytetit të Bujanovcit , Shaip Kamberi, ai i PVD-së, Riza Halimi, Ardita Sinani etj etj, zbarkuan në Tiranë, fakt që u dëshmua nga publikimi i fotove në profilet e tyre më drejtuesit kryesorë të shtetit shqiptarë.

Por, në foto të liderëve të PVD-së, bie në sy prezenca e Riza Halimit, i cili po dëshmohet se është riaktualizuar sërish, përballë frikës për humbjen e zgjedhjeve. Në zgjedhjet e kaluar, PVD e Riza Halimit doli partia e fundit.

Kryetari historik dhe i vetmi i Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë, Riza Halimi, duket se i është rikthyer me dinamikë të madhe sërish aktiviteteve politike, apo nuk është ndaluar asnjëherë, megjithëse pati deklaruar tërheqjen e tij nga politika, duke zgjedhur për zëvendëse Ardita Sinanin.

Edhe pse njohësit e rrethanave në Luginë të Preshevës dhe ata që përcjellin ngjarjet tregojnë se tërheqja e Riza Halimit ishte formale, sa për të fituar vota në zgjedhje dhe për të ndërtuar në publik imazhin e një partie që ndryshon, ndërkaq përfshirja e tij ka filluar të paraqitet edhe me fotografi.

Ai ka qenë prezent gjatë ditës së djeshme në fotografitë e liderëve të PVD-së, të cilët ishin të pranishëm në ceremoninë e organizuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta për rastin e 28 nëntorit, fakt që dëshmon se ai ka në planë të jetë aktiv në politikën e Luginës së Preshevës. Riza Halimi, është politikani më jetëgjatë në të gjithë hapësirën shqiptare, pasi është emëruar kryetarë i PVD, që në fillim të viteve 90-të, jetëgjatësi që do ta kishin zili edhe diktatorët afrikanë apo aziatikë.

“Për nderë të 105 vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptarë dhe ditës së Flamurit tonë kombëtarë, mbrëmë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, SH.T.Z. Ilir Meta organizoi koktej në Pallatin presidencial. Në këtë pritje isha i ftuar së bashku me kryetaren e degës së PVD – së në Preshevë, Ardita Sinani dhe me kryetarin e degës së PVD – së në Bujanoc njëherit edhe kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi. Gjatë koktejit përveç me presidentin Meta, kishim mundësinë të takohemi edhe kryeministrin Edi Rama dhe shumë figura tjera politike të Shqipërisë dhe Kosovës. Pas përfundimit të koktejit ishim të ftuar në darkë pune me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, SH.T.Z. Ilir Meta”, ka shkruar Halimi në faqen e tij në “Facebook”.

Në Tiranë për ceremoninë e 28 nëntorit ishte edhe kryetari i përkohshëm i Preshevës, Shqipërim Arifi, i cili me partinë e tij Alternativa për Ndryshim doli i dyti në zgjedhje, duke lënë mbrapa Partinë Demokratike të Riza Halimit dhe pretenduesi kryesorë për zgjedhjet që do të mbahen gjatë muajit dhjetorë.

“Me rastin e Ditës së Flamurit dhe Festës së Pavarësisë kisha kënaqësinë të isha i ftuar në pritjen shtetërore nga Presidenti i Republikës SH.T.Z Ilir Meta në Tiranë”, shkroi Arifi në facebook-un e tij.

Frika nga Alternativa për Ndryshim, ka ndikuar që dy partitë e vjetra në Luginën e Preshevës, PVD dhe PDSH, të afrohen ndërsa zëra ende të pakonfirmuar thonë që tashmë ato janë bërë bashkë.

12/10/2017 13:37

Kim Jong-un zbulon arsenalin e fundit kundër SHBA-së (Foto)