Sporti

‘Licenca është vetëm një letër’, nga Suhareka e ‘thumbojnë’ trajnerin Batatina

12/10/2024 15:21
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Suharekës e ka mposhtur Llapin me rezultat 4 me 0.

Mevlan Zeka në minutën e 15-të nga penalltia e zhbllokoi rezultatin, përpara se Arvanit Rexhaj (17’) dhe Eneid Kodra (22’) të realizojnë dy golat tjerë dhe pjesa e parë të mbyllet me shifrat 3:0.

Golin që vulosi fitoren e thellë të Suharekës, e shënoi Lorik Boshnjaku në minutën e katërt shtesë të takimit për ta thelluar edhe më tej krizën e Llapit.

Pas ndeshjes, drejtuesi i kësaj skuadre, Bashkim Ndrecaj e ka ‘thumbuar’ trajnerin e Llapit, Tahir Batatinën, në lidhje me licencën UEFA Pro, që ky i fundit e mori zyrtarisht ditën e djeshme.

“Sot, u vërtetua se licenca është vetëm letër. 4-0, tmerrojmë Llapin, me lojë dhe gola”, shkruajti ai në rrjetin social, ‘Facebook’.

/GazetaBlic Sport/