Lajme

Liburn Aliu reagon pas lajmit për hetime ndaj tij: S’kam pasur njoftim zyrtar, i gatshëm të bashkëpunoj

10/21/2024 19:08
nga:G B

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka reaguar ndaj lajmit se Prokuroria ka nisur hetimet ndaj tij, në çështjen e ambalazhuesve të ujit, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se s’ka pranuar njoftim zyrtar lidhur me këtë, teksa ka shtuar se është i gatshëm për të bashkëpunuar për drejtësi, sipas ligjit, deri në zbardhjen e plotë të çdo rasti.

Postimi i tij i plotë:

Po qarkullon në disa media një lajm se kanë nisur hetime ndaj meje. Unë njoftim zyrtar nuk kam patur, por dëshiroj të njoftoj opinionin publik dhe vetë prokurorinë se për mua autoriteti më i lartë është ligji, se punoj dhe angazhohem çdo ditë për respektimin e ligjeve dhe zbatimin e tyre, dhe se për çdo çështje, çdo hetim apo çdo dyshim, jam i gatshëm të bashkëpunoj vetëm për drejtësi, sipas ligjit, deri në zbardhjen e plotë të çdo rasti.

 

Liburn Aliu dyshohet se i shkaktoi dëm miliona euro shtetit, prokuroria nis hetimet