Lajme

Liberalizimi i vizave nuk është në agjendën e Këshillit të BE-së?- Flet ministrja Hoxha

11/25/2018 22:23
nga:A. R.

Si duket liberalizimi i vizave për Kosovën nuk do të jetë në rendin e ditës të takimit të muajit të ardhshëm të ministrave të shteteve anëtare të BE-së.

Çështja e liberalizimit të vizave nuk pritet të jetë në agjendën e Këshillit të Ministrave të Brendshëm dhe Drejtësisë të Bashkimit Evropian që mbahet më 6 dhe 7 dhjetor.

Kjo është thënë nga burimet diplomatike të BE-së në Bruksel.

Sipas këtij burimi diplomatik i një vendi anëtar të bllokut evropian në Bruksel tha për dtt-net.com se në projekt-rendin e ditës të takimit të 6 dhe 7 dhjetorit të ministrave të drejtësisë dhe të brendshëm çështja e heqjes së vizave për Kosovën nuk figuron.

Për këtë ka folur ministrja e  Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ajo cila ka thënë se janë duke kërkuar nga presidenca austriake futjen në agjendë të liberalizimit të vizave.

Po ashtu Hoxha sqaron se para se të futet në Agjende të Këshillit të Ministrave, çështja duhet të kalojë në nivelin COREPER, ku janë të përfaqësuara shtetet anëtare në nivel të ambasadoreve permanent në Bruksel.

Sipas saj, vendosja në agjende duhet të bëhet njëherë në COREPER, të votohet aty, dhe pastaj mund të kalojë në Këshillin e Ministrave.

“Çështja e futjes në agjende të liberalizimit të vizave është diçka çka ne jemi duke kërkuar nga presidenca austriake. Mirëpo para se të futet në Agjende të Këshillit të ministrave, çështja duhet të kaloi në nivelin COREPER, ku janë të përfaqësuara shtetet anëtare në nivel ambasadoreve permanent në Bruksel. Pra vendosja në agjende duhet të bëhet njëherë ne COREPER, të votohet aty, dhe pastaj mund të kaloje në Këshillin e Ministrave. Ne në vazhdimësi po kërkojmë që të futet në agjende nga presidenca austriake”, ka thënë ministrja Hoxha për lajmi.net.

11/12/2019 17:20

Skandaloze: Ka filluar shitja e biletave Kosovë – Angli në tregun e zi