Lajme

“Liberalizim i përkohshëm”, çka thoshte Nemec për qytetarët e Kosovës me pasaporta serbe?

04/23/2024 15:09
nga:G B

“Liberalizim i përkohshëm”, çka thoshte Nemec për qytetarët e Kosovës me pasaporta serbe?

Me 406 vota pro, 97 kundër dhe 94 abstenime, Parlamenti Evropian të martën ka miratuar ndryshimin e rregullores për poseduesit e pasaportave serbe të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese Serbe që banojnë në Kosovë, duke i përjashtuar ata nga kërkesat për viza.

Matijaz Nemec, raportues për vizat e serbëve të Kosovës, në një intervistë për Klan Kosova kishte deklaruar se lëvizja e serbëve të Kosovës për të cilët Serbia lëshon pasaportë të veçantë që nga 2009-ta, do të jetë e përkohshme.

“Është sigurt një zgjidhje e përkohshme, një zgjidhje që u lejon gjithë qytetarëve të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen, është e përkohshme deri sa Kosova e Serbia të përmbushin ndonjërën, e para të zbatojnë marrëveshjen e arritur, apo mundësia e dytë do të ishte njohja reciproke e dokumenteve, pasaportave”, kishte deklaruar Nemec.

Më poshtë mund ta gjeni storien e përgatitur nga Klan Kosova rreth një muaj më parë.