Geek

LG tërhiqet nga tregu i smartfonëve në Kinë

02/04/2018 15:18
nga:Gazeta Blic

Kompania e famshme LG Mobile është duke u tërhequr nga tregu i smartfonëve në Kinë, thuhet në deklaratat e publikuara.

Lajmi vjen pas publikimit të rezultateve financiare të LG-së për vitin 2017, raporton GSM Arena.

Të ardhurat rekorde të LG Electronics si një tërësi duket se janë mirë, por divizioni për celularë në veçanti ka shënuar humbje operative prej 192 milionë dollarë për tremujorin e katërt të vitit të kaluar, transmeton Koha.net. Me “konkurrencë të fortë nga brendet kineze”, është cituar në mënyrë specifike në njoftimin për shtyp.

Brendet kineze janë treguan shumë të ashpër në konkurrencën e tregut të tyre në shtëpi [Kinë], me sa duket – LG vlerësohet të ketë shitur vetëm 160,000 njësi në Kinë gjatë gjithë vitit 2016 nga një shifër prej rreth 480 milionë dërgesave në total.

Gjithashtu, modelet G6 dhe V30 nuk janë lansuar zyrtarisht as në Kinë.

02/20/2018 22:03

Në Kinë rritet për 53 % konsumi i verës