Sporti

Lewandowski shpallet lojtari më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve

11/04/2021 18:22
nga:E K

Bayern Munich fitoi me rezultat të lartë 5-2 ndaj Benficas.

Në këtë ndeshje shkëlqeu Lewandowski i cili realizoi hat-trick, përcjell GazetaBlic Sport.

Robert Lewandowski, u zgjodh nga përdoruesit e faqes së internetit të UEFA-s si lojtari më i mirë i javës në Champions League.

Sulmuesi polak, fitoi këtë çmim ku ishin në garë Cristiano Ronaldo (Manchester United), Pedro (Sporting) dhe Paulo Dybala (Juventus).

/GazetaBlic Sport/