Sulmuesi polak i Barcelonës, Robert Lewandowski, nuk e ka ndërmend të largohet nga klubi këtë muaj janar, sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano.
Romano ka njoftuar se klubet nga Arabia Saudite janë të interesuara për Lewandowskin dhe e kanë ndjekur prej vitesh, por një transferim i mundshëm konsiderohet i mundshëm vetëm për verë dhe jo për këtë periudhë dimri.
Kjo pasi Barcelona synon të mbajë sulmuesin kryesor deri në përfundim të sezonit për t’i ruajtur stabilitetin në skuadër dhe ambiciet për tituj.


