Opinion

Lëvizje të lirë, për kë?

03/20/2018 20:14
nga:Leonard Komani

Shkruan: Leonard Komani

Që nga Rambuje e deri sot, qindra herë tashmë u testua joserioziteti i primatit kosovar karshi proceseve aq të rëndësishme për vendin. Asgjë nuk shkon drejt përmirësimit: përkundrazi që nga paslufta e këndej kronikën e tyre personale e prijnë hamendja, mosdija dhe keqmenaxhimi i shtetit.

Një klasë e këtijsoji nuk ka as aftësitë e as mundësit – edhe po deshi – ta afrojë sa duhet Kosovën në radhët euro-atlantike. E kundërta është: po që se aleatët nuk do luftonin me zor për ta ruajtur Kosovën afër vetes, këta njerëz do ta kishin kërkuar paleku vendin.

Është meritë e këtyre njerëzve që apostrofojmë pse rrezikshmëria që Turqia të thellohet edhe me shumë në jetën e Ballkan është më se madhe. Jo se këta anojnë nga Lindja (anojnë nga kushdo që ua fryn kontot) por nga mosdija, përgjegjësia, neglizhenca.

Kjo lloj qeverisjeje e shtetit nuk të shpie natyrisht në auto-bllokada si kjo e Demarkacionit dhe gjithë tjerave. As kjo çështje – Demarkacioni – që ndoshta i kushton më së shumti ardhmërisë së kosovarëve të izoluar nuk trajtohet e as u trajtua ndonjëherë si kauzë me rëndësi. Jo njëri thotë për inat, tjetri jo e bëj për familjarë i treti se donë të dalë me i mençur se profesori i tij – anormalë, thjeshtë.

Çfarë i sjellë popullit ky ratifikim? Shumë më pak sesa janë pritjet. Flitet që është kusht për lëvizje të lirë të kosovarëve! E besoni? Unë aspak. Edhe nëse sot përfundon kjo çështje, lëvizja e lirë nuk do të ndodhë aq shpejtë sa besohet.

Është një procedurë që duhet zbatuar por edhe disa pika që duhet përmbushur që rrallë herë përmenden. Ndër tjerash, çkapja e gjyqësorit nga politika. Por kujt i nevojitet apo kujt i shërben kjo lëvizje e lirë? Më së paku popullit të varfër të Kosovës. Të vetmit që do të përfitojnë me ketë liri janë: disa biznesmen, këngëtar ku edhe ashtu këta e kanë lirinë e plotë. Sa herë që shtrohet nevoja pajisen me viza përkatëse. Si do të lëvizë i lirë një familjar që ka 4 fëmijë dhe është i pa punë? Si do ta viziton Romën, Londrën apo Dubain një punëtor i thjeshtë me 170 euro rrogë? Si do ta dërgoj kjo kategori fëmijën ne studime jashtë?

Po kirurgu si ta financojë një specializim në Norvegji edhe pse ka të drejtë udhëtimi „falë“ politikës kosovare? Shumicës së popullit asgjë nuk i sjellë ky liberalizim? Ndoshta vetëm urrejtje dhe vuajtje shpirtërore. Flisni për lëvizje të lirë ku çdo ditë shohim lëvizje të panumërta të atyre që kanë lekun.

E ku masa më e madhe e popullit vuan nga varfëria ekstreme. Diçka është shumë e qartë. E drejta e lëvizjes së lirë nuk do ti sjellë shumicës kosovare asgjë.