Lajme

Lëvizja Vetëvendosje protestë “Kundër pazareve Thaçi-Vuçiq” në Berlin

04/29/2019 18:26
nga:A. R.

Aktivistë nga Lëvizja Vetëvendosje janë mbledhur sot në Berlin duke bërë thirrje për protestë si mërgatë, duke cekur se do mbrojnë çdo interes shqiptar, shkruan GazetaBlic.

Sali Abazi, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka paralajmëruar protestë për shqiptarët e mërgatës, kundër liderëve që nuk e përfaqësojnë Kosovën dhe interesat e qytetarit.

“Të dashur bashkatdhetarë, jemi mbledhur sot këtu, përmes këtij aksioni protestues, që të shprehim shqetësimin tonë si shqiptarë të mërgatës, kundër liderëve që nuk e përfaqësojnë Kosovën, por që duan të marrin vendime për të”, ka thënë ndër të tjera aktivisti Abazi.

Më poshtë ndiqeni aksionin e plotë të aktivistëve në Berlin. /GazetaBlic/

12/04/2019 17:10

Një delegacion i BE-së takohen me Kurtin, interesohen për rrjedhën e bisedimeve me LDK-në