Lajme

“Lëvizja për braktisjen e Fesë Islame”- Flet për “Gazeta Blic” një nga pjesëmarrësit e këtij takimi!

10/24/2023 12:46
nga:Y I

Ditën e premte në Deçan u mbajt një organizim i cilësuar si “Lëvizja për braktisjen e Fesë Islame”

Në lidhje me tematikën e kësaj Lëvizjeje ka folur për “Gazeta Blic” një nga nismëtarët e këtij organizimi.

Vesel Lekaj tha për “Gazeta Blic” se ne kete takim u deklaruan mbi ekstremizmin dhe dëmin që i shkaktojnë segmente të ndryshme të fesë islame.

“Në tubimin e të premtës, datë 20.10. 2023 një grup qytetarësh në Deçan, e ku morën pjesë bashkëmendimtarë nga trevat dhe qytetet e Kosovës, u deklaruan mbi ekstremizmin dhe dëmin që i shkaktojnë, sidomos segmente te ndryshme te fesë islame dhe ortodoksizmit serb” deklaroi Lekaj për “Gazeta Blic”

Ai tutje tha se deklarimi unanim nga pjesëmarrësit ishte se “nga sot e tutje, nuk jemi musliman”

“Deklarimi unanim ishte se: “Nga sot e tutje, nuk jemi musliman” Këto prononcime ishin njëzëri nga ky grup rreth 70 vetë dhe fillimisht ishte deklarim me emra personal. Kishte ide se feja e shqiptarit është shqiptaria, jemi ilirë etj. Pati mesazhe perkrahëse nga diaspora dhe vullnet për ta përkrahur nismën, për të kalue në katolicizëm, në rrënjët e tyre të hershme rrespektivisht në identitetin dhe kulturen Evropiane. U bë apel që orjentimet të jenë personale, të ketë vetëiniciativë demokratike dhe të ruhet me menquri nisma” deklaroi ai për “Gazeta Blic”.

Krijimi i një Lëvizjeje të tillë u pasua me reagime të shumta në Kosovë e më gjerë.

Lidhja e Historianëve “Ali Hadri”, dega në Deçan, pati kritika të ashpra duke e akuzuar këtë ‘Lëvizje’ për propagandë fetare dhe nxitje të urrejtjes.

“Në bazë të informatave që tashme ne i disponojmë, manifestimi në fjalë është keqpërdorur nga organizatorët dhe si i tillë hedh dyshime për prapavijën e tij, kur tashmë ka edhe reagime nga të pranishmit që janë manipuluar në emër të thirrjes për manifestimin ku do të flitet për “terrorizmin” si problem tashmë global” thuhet në reagimin e tyre raporton “Gazeta Blic”

/Gazeta Blic/

Çudira kosovare, në Deçan formohet lëvizja për brakstisjen e fesë islame