Sporti

Leverkusen triumfon ndaj Freiburg, Havertz me rekord të jashtëzakonshëm

05/29/2020 22:42
nga:Mergim Rreci

Bayer Leverkusen e ka fituar ndeshjen e sotme ndaj Freiburg në Bundesligë.

”Farmaceutikët” shënuan fitore me reuzltat 0-1 në trnasfertë, pasi që Havertz shënoi golin e fitores në minutën e 55-të, shkruan GazetaBlic.

Havertz bëhet futbollisti i parë në Bundesliga që shënon 21 gola ende pa i mbushur 21 vjeç.

Me fitoren e shënuar sonte, Leverkusen rrit shpresat për Ligën e Kampionëve, duke numëruar tashmë 56 pikë për pozitën e tretë në tabelë.

Freiburg në anën tjetër mbetet në 38 pikë, për pozitën e tetë në klasifikimin e Bundesliga