Shteti nga kontineti afrikan, Kenia e ka njohur sot pavarësinë e Kosovës, duke u bërë shteti i parë që nga shtatori i vitit 2020.
Në letrën ku Kenia e njohu shtetin e Kosovës, të siguruar nga Klankosova.tv, përmendet që shteti nga kontinenti afrikan i pranon kufijtë dhe pavarësinë e shpallur më 17 shkurt 2008.
Në letër përmendet vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila konfirmon se shpallja e Kosovës nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare.
“Republika e Kenias shpallë njohjen e Republikës së Kosovës dhe më tej konfirmon se kjo njohje do të shtrihet në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, njohjen reciproke të dokumenteve të udhëtimit kosovar dhe bashkëpunimin në fusha të tjera që mund të bien dakord nga dy kombet tona”, thuhet në letrën e presidentit të Kenias, njofton Klankosova.tv.
Më tej, në këtë letër përmendet edhe normalizimi i marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.