Sporti

Letra emocionuese e Pjanic në prag të largimit nga Juventusi

06/29/2020 23:01
nga:Lorik J

Miralem Pjanic shkroi një letër lamtumirëse emocionale pas largimit nga Juventusi – pasi përfundoi transferimin e tij te Barcelona.

Marrëveshja u finalizua për 60 milion euro, ndërsa Arthurshkoi në Torino për 72 milion, përcjell GazetaBlic.

“Merr frym Miralem, kjo është thënia që unë vazhdoj të përsëris në mendjen time gjatë momenteve vendimtare të një ndeshje,” shkroi ai në Instagram.

“Kjo është ajo që unë vazhdoj të përsëris tani, ndërsa unë përpiqem të shkruaj atë që ndjej në këtë moment. Unë arrita para katër vjetësh, kështu që mund të përpiqesha të fitoja gjithçka, sepse një lojtar i Juventus duhet të përpiqet gjithmonë. Këto ishin katër vite të forta, me përvojë përkrah profesionistëve të shkëlqyeshëm, por mbi të gjitha me miq të vërtetë, me të cilët ndava fitore dhe rekorde, por edhe humbje të hidhura në prag të triumfit.”

“Këto janë vite në të cilat jam pjekur si burrë dhe baba. Ky është qyteti ku Edin u rrit dhe ku me familjen time ndërtuam kujtimet më të mira të jetës sonë. Unë nuk mendoj se ndonjëherë mund t’ju falënderoj sa duhet, kështu:

“Faleminderit Familjes Agnelli. Faleminderit për të gjithë ata shokë të skuadrës që ndanë këtë udhëtim me mua. Faleminderit për të gjithë punonjësit dhe anëtarët e stafit, të cilët më ndihmuan të rritem. Faleminderit fansave që më bënë të ndihem i veçantë çdo ditë. Sepse nëse ka një gjë që kam mësuar, është se nuk ka kohë minimale në të cilën mund të dashurohesh. Në fund të ditës, është shumë e thjeshtë: ju e vishni këtë fanellë si një lëkurë të dytë, gjithmonë jepni gjithçka, dhe nuk do të gaboni kurrë. Tani ne nuk kemi shumë kohë për të humbur dhe ka kaq shumë për të fituar nga tani deri në fund të sezonit“ , përfundoi ai.

/GazetaBlic.