Uncategorized

Letra e Einstein shitet për 210 mijë dollarë

06/21/2017 14:08
nga:A. R.

Letra e shkruar nga shkencëtari Albert Einstein për Zotin, Izraelin dhe fizikën është shitur për 210.000 dollarë në një ankand në Jerusalem.

Tetë letra të shkruara në gjuhën angleze nga 1951 deri 1954, me nënshkrimin e Einstein janë shitur në ankandin e shtëpisë Winners, e cila fillimisht vlerësoi vlerën e tyre të përbashkët ndërmjet 31.000 dhe 46.000 dollarë.

Më së shumti, 84.000 dollarë janë ofruar për letrën e Einstein në të cilën shkruan se “nëse Zoti ka krijuar botën, shqetësimi i parë i tij sigurisht se nuk ishte që ta bëjë më pak të kuptueshëm për ne”. Letra është shkruar në shkurt 1954, një vit para vdekjes së Einstein.

03/14/2019 20:43

Iu zunë 500 kilogram mish i skaduar, Super Viva nuk e pranojnë fajin