Opinion

Letër publike Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt dhe Shyqeri Bytyqit

03/16/2018 19:57
nga:Krenar Xhaferi

Për : Presidentin e Republikës së Kosovës, Z. Hashim Thaqi;
Kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Z Ramush Haradinaj;
Ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Z. Shyqiri Bytyqi;

Nga : Krenar Xh. XHAFERI, Inxhinjer i ndërtimtarisë, qytetarë i Republikës së Kosovës

Të nderuar,
Po Ju shkruaj, si fëmiu i dy prindërve, babait (në arsim nga viti 1969, ndërsa ligjërues në UP nga viti 1977) dhe nënës (edukatore dhe mësuese nga viti 1976). Dy prindërit që tërë jetën ia kushtuan arsimimit dhe edukimit të gjeneratave të reja. Në kohërat më të vështira, vitet e 90-ta, prindërit vendosën që një kat të shtëpisë, ku kemi jetuar dhe jetojmë edhe tani, në lagjën Arbëria (ish-Dragodani) në Prishtinë, ta lëshojnë për zhvillimin e mësimit siç kanë qenë shtëpitë – shkolla. Aty u vendosën dekanati dhe salla e profesorëve të Fakultetit të Makinerisë e Univesritetit të Prishtinës, ku ligjëronte edhe babai. Në 2 lokalet para shtëpisë në njërën u vendosë selia e Degës IV e LDK-së dhe në tjetrin një mësojtore për studentë.

Meqenëse shtëpia u bë qendër e aktiviteteve në atë kohë, në këtë shtëpi u mbajtën edhe dy palë zgjedhje, që ishin zgjedhjet e para për legjitimitetin e shtetësisë së Kosovës, zgjedhjen e Presidentit dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, Referendumi për Pavarsinë e Kosovës dhe dhjetra aktivitete e takime të tjera politike e kulturore.

Mos të flasim edhe për shumë ditë e netë me ankth, kur policia serbe dukej në atë zonë dhe vizitonte lokalet e mbi të gjitha Dekanatin e Fakultetit të Makinerisë. Normalisht vizitat e tyre nuk shoqroheshin me buzëqeshje, sepse këto aktivitete ishin kundër sistemit serb duke mos e njohur atë dhe duke ndërtuar institucionet e Republikës së Kosovës, për një Kosovë shtet i pavarur dhe sovran.

Në vitet e 90-ta, deri tek çlirimi i Kosovës isha në mes moshës 7 deri 15 vjeqar, e që edhe unë kisha detyrat e mija, bashk me vëllanë dhe motrën time, për këtë periudhë, së paku brenda ditës mbi 10 herë ishte dashur të zbritja në katin e parë të shiqoja rezultatet e provimeve të qindra studentëve dhe t’i njoftoja ata se a kanë dhënë provimin apo jo, kur e kanë afatin e provimeve, a janë profesorët në datat e caktuara etj. Këtë e bëja që ata të mos merrnin rrugën nga fshatrat apo qytetet e tyre të largëta, që të mos udhtojnë rrugëve, që nuk ishin të sigurta nga regjimi serb, për t’iu ikur maltretimeve që i’u bëheshin vetëm se ishin studentë të Universitetit të Prishtinës të Republikës së Kosovës.

Për këto më lartë dhe qindra aktivitete të tjera që janë mbajtur në këtë shtëpi, e që përgjegjës në shumicën e rasteve kanë qenë prindërit e mij, nga modestia, prap ata nuk flasin kurr për atë kohë, tërë ato ditë me ankth i kalojnë me një fjali, se e kemi pasur obligim moral dhe këtë obligim e kemi përfunduar ndaj shtetit – Republikës së Kosovës.

Pas luftës prindërit asnjëherë nuk kërkuan kompenzim për tërë këto aktivitete, nuk uzurpuan banesa, shtëpi, lokale, nuk ndërtuan shtëpi në tokë shoqërore, nuk ishin fitues të asnjë tenderi publik, nuk ishin as përfitues të ndonjë benificioni tjetër, nuk kishin privatizuar fabrika, tokë shoqërore apo çfardo forme tjetër të pasurimit në këtë formë, por prap jeta e tyre ka vazhduar po me ato rroga të ulëta të arsimit, në krahasim me standardin jetësor dhe jetojnë në po të njejtën shtëpi. Prap prindërit, nga edukata që kanë nuk rrahin gjoks por sillën sikur atëherë, duke kryer obligimet e një qytetari të ndërgjegjshëm, të qetë, shiqojnë punët e tyre të përditshme duke falenderuar zotin për këto ditë lirie që i kemi!?

Ata prap nuk kërkojnë benificione, nuk kërkojnë ato që si takojnë. Ajo çka, së paku, kërkojnë është t’i njihet ajo pak e drejtë, t’i njihet stazhi i punës për atë kohë dhe të kaloj Ligji mbi statusin e arsimit shqip të viteve të “90-ta, që do t’ju njihej kontributi për ato vite. Të tillë i kemi plot arsimtarë e profesorë, familje, e që nga formimi i tyre, nuk flasin, nuk kërkojnë, nuk përfitojnë, por kërkojnë së paku të kujtohet dikush për këto të drejta minimale, një thënie Ju të nderuar Z. Presidnet, Kryeministër e Ministër, thotë se “ Edukimi është një lëvizje nga errësira në dritë”.

Të ju them të drejtën, unë jam shumë i zhgënjyer me këtë realitet që nga paslufta, duke u nisur nga rrethanat ku jemi, deri tek gjendja ku mund të ishim sot!? Krejt ky angazhim, që është dhënë për lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë, si: gjaku i dëshmorëve deri tek angazhimi i jashtëzakonshëm që ka dhënë populli i Kosovës, nuk ka reflektuar me një angazhim serioz në të mirë të përgjithshëm, por është ndërtur një sistem mbi bazën e interesave të ngushta dhe përfitimeve personale, së paku kjo është përshtypja që është krijuar tek ne brezi i ri. Askujt deri më tani nuk iu kujtua që, së paku, këto shtëpi të kenë një pllakë para shtëpisë, ku do të shënonte se çfarë kontributi dhanë, në vitet më të vashtira. Normalisht kjo nuk kërkon mjete financiare, por vetëm është një kujdesë dhe kujtim për tërë ato vite të vështira – gjatë ok