Cool

Lëshimi në iOS 11 lejon personat e paautorizuar të qasen te fotot në iPhone

10/19/2017 08:32
nga:F.B

Një dobësi e re është gjetur në sistemin operativ më të ri të Apple, iOS 11 i cili duket se prek të gjitha pajisjet që tashmë kanë instaluar këtë version.

Duke bërë disa hapa shumë të lehtë personat e paautorizuar mund të qasen te fotot në pajisjet që kanë të instaluar iOS 11.0.3 si dhe beta iOS 11.1.

Ky lëshim është zbuluar nga një kanal në Youtube, i quajtur iDeviceHelp.

E tëra që personat e paautorizuar duhet të bëjnë është që të dinë numrin e atij iPhone që dëshirojnë të shikojnë fotot, e që kjo mund të gjendet shumë lehtë vetëm duke pyetur Siri, dhe të bëjnë disa hapa, sikurse që shihen në video, për të hyrë te fotot e atij iPhone që dëshirojnë.

09/21/2017 08:54

Shumë vlerësime nga industria për iPhone 8