Sporti

L’Equipe zbulon formacionin e sezonit 2019/2020 në Ligue 1

05/02/2020 16:31
nga:M K

Qeveria franceze këtë javë mori vendim për ndërprerjen e edicionit 2019/2020 në Ligue 1.

Njëherit Franca u bë shteti i tretë në Evropë që e bëri një gjë të tillë, pas Belgjikës e Holandës, përcjell GazetaBlic.

Ndërkaq tani, disa ditë pas mbylljes së kampionatit, ku u vendos që PSG të shpallet kampion, një nga gazetat më të mëdha të sportit në botë, “L’Equipe” ka zbuluar 11-shen më të mirë të edicionit.

Ashtu siç edhe pritej, kampioni kryeson me 4 lojtarë në këtë 11-she, Reims me 3, Lille 2, kurse nga një sosh e kanë Lyoni e Monaco.

Rajkovic (Reims)

Dubois (Lyon)

Gabriel (Lille)

Abdelhamid (Reims)

Hassane Kamara (Reims)

Verratti (PSG)

Renato Sanches (Lille)

Di Maria (PSG)

Neymar (PSG)

Ben Yedder (Monaco)

Mbappe (PSG)

/GazetaBlic/

05/28/2020 19:32

Momente paniku, futbollisti i PSG-së aksidentohet me Lamborxhinin e tij