Sporti

L’Equipe: Ralf Rangnick ka nënshkruar para-kontratë me Milanin

02/19/2020 18:19
nga:M K

Ish-trajneri i Leipzeig’ut, Ralf Rangnick, thuhet të ketë nënshkruar para-kontratë me gjigantin italian, Milan.

Të paktën kështu shkruan një nga gazetat më të mëdha të sportit në botë, L’Equipe, e cila lidh gjermanin me një zbarkim në Itali, sipas të gjitha gjasave pas përfundimit të këtij edicioni, shkruan GazetaBlic.

Sipas tyre, ai do ta ketë ekskluzivitetin e blerjes, largimeve, monitorojë dhe ta luaj rolin e skautit të klubit.

Madje, raportohet se ai tashmë ka hedhur firmën e tij mbi para-kontratën me drejtuesit e “kuq e zinjëve”, pra “Elliot”.

Edicionin e kaluar ishte trajner i Leipzeig’ut, kurse momentalisht mban rolin e kryesuesit të divisionit të sportit në kompaninë e madhe “Red Bull”.

/GazetaBlic/

06/28/2020 19:50

Notat e futbollistëve: Milan – Roma