Sporti

L’Equipe: Coutinho në Arsenal

08/06/2019 16:56
nga:M K

Vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga temat më të përfolura.

Fjala është për yllin e Barcelonës, Philippe Coutinho, i cili sipas të gjitha gjasave do të largohet nga “Camp Nou”, shkruan GazetaBlic.

Ndërkaq, para pak çastesh, njëra nga gazetat më të mëdha të sportit në botë, “L’Equipe” raporton se Barcelona dhe Arsenali kanë arritur marrëveshje për huazimin e brazilianit.

Ende nuk pa pasur ndonjë reagim zyrtar nga ndonjëra palë, derisa gjatë ditëve të ardhshme pritet të ndodhë një gjë e tillë.

Kujtojmë se për ardhjen e tij në Kataloni, drejtuesit e “blaugranas” paguan hiç më pak se 160 milionë euro, por që nuk i tregoi aftësitë e tij, aq sa edhe pritej.

Me zbarkimin e Griezzmanit te kampionët spanjollë, largimi i Coutinhos është më se i sigurtë.

/GazetaBlic/

09/06/2019 17:46

Coutinho iu vetëofrua Manchester Cityt, Guardiola e refuzoi