Lajme

Leposaviq: Burri në gjendje të dehur, kanos një grua – arrestohet

09/29/2024 09:47
nga:G B

Një burrë është arrestuar në Leposaviq, i cili dyshohet se në gjendje të dehur ka kanosur një grua.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt., transmeton Klankosova.tv.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, ka kanosur verbalisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.