“Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar një dokumentar për rastin e dy fëmijëve të mbytur në një gropë në lagjen Kolovica të Prishtinës, 6 vite më parë.
Fëmijët Florent dhe Florentina Mramori vëlla e motër, njëri i moshës 11 e tjetri 13 vjeçare e kishin humbur jetën në mënyrë tragjike në një gropë të hapur kohë më parë, e cila ishte shfrytëzuar nga disa kompani private për të marrë zhavorin.
Quditërisht për rastin përgjegjesinë nuk e ka marrë askush as rreth 6 vite më vonë.
E arsyjet pse neglizhohen lëndët në prokurori dhe gjykata i tregon për Expose një hulumtues në Institutin Kosovar për Drejtësi, Leotrim Gashi i cili së fundmi ka publikuar një hulumtim lidhur me këtë çështje. Të gjeturat e këtij hulumtimi tregojnë se ka prokurorë dhe gjyqtarë që nuk trajtojnë lëndë në mënyrë profesionale dhe se ka ndërhyrje nga grupet e interesit dhe politikës.
Ky hulumtues ka përmendur edhe arsyjet për të cilat në shumicën e rasteve lëndët parashkruhen, e që kryesisht janë lëndë në të cilat janë të përfshirë të “fortit”, të cilët përmes fuqisë së tyre ndërhyjnë në punën e prokurorëve dhe gjyqtarëve, për të penguar ecurinë e rasteve.
Emisioni i plotë: