Showtime

Leonora Poloska tregon nëse ka kryer operacione plastike

08/06/2020 12:16
nga:L I

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Poloska, dikur ishte shumë aktive në tregun muzikor shqiptar.

Tani ajo publikon më rrallë këngë, ngase i është përkushtuar jetës private më shumë, konkretisht rritjes së vajzës së saj.

Së fundmi, Poloska ua dha mundësinë ndjekësve të saj në rrjetin social Instagram që t’i parashtrojnë nga një pyetje, së cilave më pas ajo do t’u përgjigjej.

Mes pyetjeve të shumta se kur do të rikthehet me projekt të ri muzikor, Leonora e bëri të ditur se me gjasë kënga e saj e re do të vijë pas përfundimit të pandemisë.

Ndërkohë, një pyetje shumë interesante e parashtruar nga një ndjekës ishte ajo se “nëse kishte operacione plastike dhe nëse do të bënte ndonjëherë”?

Këngëtarja ishte kategorike në përgjigjen e saj, duke u shprehur se e pëlqen veten siç është, ndaj dhe nuk ka kryer ndërhyrje e as nuk e ka ndër mend.