Showtime

Leonora Jakupi për GazetaBlic: Unë i respektoj institucionet e vendit nuk mbaj mbrëmje muzikore në kohë pandemie

06/08/2020 21:30
nga:N S

Pandemia koronavirus ende vazhdon të jetë e pranishme në vendin tonë, megjithatë aktivitetet e ndryshme po zhvillohen.

Sot u miratua vendimi për klubet sportive të cilat mund të fillojnë stërvitjet, shkruan portali GazetaBlic.

Estrada kosovare është ajo e cila ka mbetur ende pa ndonjë vendim, për të filluar mbajtjen e ahenngjeve, mbrëmjeve muzikore dhe dasmave. Megjithatë, disa nga këngëtarët kanë filluar mbrëmjet muzikore në kryeqytet edhe pse Ministria e Shëndetësisë ende nuk e ka lejuar një gjë të tillë.

Këngëtari Besart Halimi, Dj të shumtë po festojnë lokaleve të natës me atmosferë më shumë të pranishëm pa ndonjë maskë apo dorza, kryesisht asnjë marrje masash për parandalimin e përhapjes së virusit.

Njëra nga këngëtaret e cila ishte kundër mbajtjes së dasmave në kohë pandemie dhe pati një debat të ashpër me Labinot Tahirin, është Leonora Jakupi. Pasi që kolegët e saj tashmë kanë filluar mbajtjen e mbrëmjeve muzikore, GazetaBlic ka kontaktuar me këngëtaren se si e komenton këtë veprim të kolegëve pasi që kjo ka qenë kundër një gjëje të tillë.

‘Secili e ka punën e vetë, nuk kisha pas deshirë më e komentu këtë pjesë’, tha ajo.

Po ashtu, GazetaBlic i ka parashtruar pyetje se a do të fillojë performancat e saj sikur artistët e tjerë? ‘Unë kam data të caktuara të mbrëmjeve muzikore, por unë i respektoj institucionet e vendit dhe do të pres deri në normalizimin e situatës lidhur me pandeminë dhe do pres vendimin e Ministrisë’, përfundoi Leonora për GazetaBlic.

/GazetaBlic/

 

09/16/2020 12:06

Leonora Jakupi uron Sabri Fejzullahun për ditëlindje, e quan legjendë e gjallë