Sporti

Leo Messi: Nuk gabova!

10/07/2021 12:10
nga:Mergim Rreci

Leo Messi ka dhënë një intervistë që do të publikohet të shtunën në France Football, me revistën që garanton që Messi do të trajtojë të gjitha çështjet e muajve të fundit, nga fitimi i Kupës së Amerikës, largimi i tij nga Barcelona dhe nënshkrimi për Paris Saint-Germain.

Revista – e cila të premten zbulon emrat e finalistëve për Topin e Artë – ka treguar tashmë kopertinën dhe dihet vetëm një fjali: “Nuk gabova”, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai me sa duket i referohet faktit që ai nënshkroi për klubin parizian pasi situata e brishtë ekonomike e Barcelonës nuk e kishte lejuar atë të rinovonte kontratën e tij, siç ishte rënë dakord.

Megjithatë, gjithçka nga kjo interevistë do të mësohet ditën e shtunë.