Sporti

Lëndohet Vedat Muriqi?!

11/08/2019 23:16
nga:M K

Fenerbahce ka mposhtur Kasimpasan me rezultat 2-1, për të kaluar në krye të renditjes tabelare në Turqi.

Megjithatë, fundi i ndeshjes nuk shkoi si është më së miri për yllin e kombëtares, shkruan GazetaBlic.

Kjo pasi ai filloi të çalojë, pas një dueli të papërshtatshëm, me një nga kundërshtarët.

Sulmuesi “vrastar” i Kosovës duket të ketë lënduar nyjen e këmbës së djathtë, dhe se i duhet të pushojë, të paktën ashtu mësohet nga mediat turke.

Mjekët e klubit ende nuk kanë konfirmuar asgjë, derisa shpresojmë që mos të jetë asgjë serioze.

/GazetaBlic/

11/10/2019 09:33

Zëvendës-selektori i Kosovës konfirmon nëse Vedat Muriqi do të luajë ndaj Çekisë apo jo