Sporti

Lëndohet super sulmuesi i Anglisë, në dyshim për ndeshjen e parë të Kupës së Botës

06/13/2018 10:45
nga:Lorik J

Sulmuesi i Anglisë, Marcus Rashford nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e parë të Kombëtares së Anglisë në Rusi.

Sipas mediave britanike, anëtari i Manchester United ka pësuar një lëndim në gju dhe nuk ka qenë i aftë për t’u stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës së Gareth Southgate, shkruan GazetaBlic

Sulmuesi i Anglisë ka pësuar një lëndim në një ndeshje 11vs11 në St Park në stërvitjet e kombëtares së tij gjatë fundjavës.

Momentalisht nuk dihet shkalla e lëndimit të tij, mirëpo gjatë ditës do të mësohet se sa do të jetë periudha kohore që lojtari do të mbetet jashtë fushave.

Anglia luan ndeshjen e parë në Kupën e Botës kundër Tunizisë të hënën, kurse më pas do të ndeshet edhe me Belgjikën dhe Panamanë.

/GazetaBlic/

07/22/2018 20:25

Zyrtare: Ozil pensionohet nga Gjermania