Sporti

Lëndohet super lojtari i Atletico Madrid, mungon ndaj Juventusit

02/12/2019 19:17
nga:Lorik J

Siç zbulohet nga faqja zyrtare e Atletico Madrid, Lucas Hernandez është në rrezik të humbasë ndeshjen e Ligën e Kampionëve kundër Juventusit.

“Lucas Hernandez iu nënshtrua testeve mjekësore në Clínica de Navarra të martën. Ai është diagnostikuar me një shtrembërim në anën mediale të gjurit. Ai është në pritje të përgjigjes dhe do të vazhdojë të rikuperohet”, shkruhet në deklaratë, përcjell GazetaBlic.

Atletico Madrid dhe Juventus do të takohen në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme, kurse ndeshja kthyese në Itali do të luhet me 12 mars.

/GazetaBlic/