Sporti

Lëndohet sulmuesi i Argjentinës, mungon në dy ndeshjet e ardhshme

09/05/2018 11:01
nga:Lorik J

Argjentina ka konfirmuar se sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez do të humbasë dy miqësoret e tyre këtë muaj, pas një dëmtimi në kyçin e këmbës.

Martinez ishte ftuar për sfidat kundër Guatemalës dhe Kolumbisë, por Federata e Futbollit Argjentinas (AFA) ka njoftuar sot në mëngjes se ai nuk do të jetë në dispozicion pas testeve në këmbën e tij të majtë, shkruan GazetaBlic

Megjithatë, ende nuk dihet nëse 21-vjeçari do të kthehet në Milano ose do të qëndrojë me ‘Albiceleste’ për trajtimet e radhës.

Ylli i Interit supozohet se u lëndua para fitores ës skuadrës së tij ndaj Bolognas me rezultatin 0-3.

/GazetaBlic/

10/09/2019 22:47

Paqe në miqësore