Barcelona ka barazuar Celta Vigos me rezultat 3-3.
Blaugranët ishin në avantazh të thellë në pjesën e parë me rezultat 3-0, por në pjesën e dytë vendasit shënuan tre gola për t’ia rrëmbyer një pikë mysafirëve, shkruan GazetaBlic Sport.
Për Barcelonën shënuan: Fati, Busquets dhe Depay (5′, 18′ dhe 34′), kurse për Celta Vigon realizuan Aspas (52′, 90+6′) dhe Nolito (74′).
Barcelona ka marrë edhe një goditje tjetër në këtë takim pasi ylli i skuadrës, Ansu Fati u lëndua pas një vrapimi dhe duket se ka zgjatur muskujt e këmbës.
Fati u detyrua të largohet nga fusha dhe u zëvendësua nga Balde në fillim të pjesës së dytë. Shkalla e lëndimit të tij ende nuk është bërë e ditur nga Barça.
/GazetaBlic Sport/


