Sporti

Lëndohet edhe një lojtar i Feronikelit

06/03/2020 17:14
nga:Lorik J

Skuadra e Feronikelit ka marrë edhe një lajm të hidhur.

Pas lëndimit të Harmon në pjesën e parë, tashmë është lënduar edhe super mbrojtësi kosovar, Përparim Islami, raporton GazetaBlic.

Islami është lënduar pas një dueli me sulmuesin e Ballkanit, Arbër Hoxha – me ç’rast nuk mundi të vazhdojë më.

Mbrojtësi i Niklit, Islami është pjesë e pashmangshme e ekipit dhe natyrisht se do të jetë mungesë e madhe për Afrim Tovërlanin.

Rezultati aktual i takimit është 0-0.

/GazetaBlic/