Sporti

Lëndohet Chiellini, mungon ndaj Atalantës

05/16/2019 19:18
nga:M K

Juventusi do të luajë pa Chiellinin në duelin ndaj Atalantës.

Kështu raportojnë mediat italiane, që konfirmojnë ndërprerjen në gjysmë të stërvitjes, shkruan GazetaBlic.

Përderisa “Zonja e Vjetër” tashmë ka siguruar titullin, ky pritet të jetë lajm i mirë për zikaltërit nga Bergamo, që me një fitore eventuale do të ishin thuajse në Ligën e Kampionëve, pasi dështimi eventual në ndeshjen e fundit ndaj Sassuolos, është vështirë i besueshëm.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të paraqitet Allegri, kur nuk mund të llogaris në njërin prej lojtarëve më të rëndësishëm.

/GazetaBlic/

08/24/2019 13:13

Sekretarja e AAK-së: Kamarieri i Sheshelit po e sulmon Haradinajn sepse ishte mur mbrojtës kundër ndarjes