Lajme

Lëndohen rëndë disa persona në një aksident, mbyllet rruga Komoran-Drenas

06/07/2020 15:51
nga:E Sh

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Zabel i Ultë të Drenasit, ku dyshohet se kanë mbetur të lënduar 6 persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha, për GazetaBlic.

Hoxha tha se si pasojë e këtij aksident dyshohet se gjashtë persona kanë marrë lëndime të rënda.

Ai theksoi se në aksident ishin të përfshira një kombi dhe një veturë.

“Njësitet policore dhe ambulance kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe po merren me rastin. Për momentin ky aks rrugor është i mbyllur, derisa të kryhet procedurat e nevojshme. Policia inkurajon qytetarët që të shmangin këtë rrugë, e të përdorin rrugë alternative, që të mos krijohen kolona të gjata”, ka thënë ai.

08/05/2020 11:47

LAJMI I FUNDIT: Lëndohen 12 persona nga aksidenti në Veternik!