Sporti

Lëndohen dy lojtarët e Barcelonës – ja sa do të mungojnë

07/30/2018 20:14
nga:Lorik J

Debutimi në ndeshjet parasezonale kundër Tottenhamit e la Barcelonën me disa lajme të hidhura – pasi  Andre Gomes dhe Denis Suarez kanë pësuar dëmtime në bicepsin femror.

Lojtarët u kthyen në Barcelonë të dielën për të kryer testet mjekësore – ku edhe mësuan shkallët e lëndimeve të pësuara, shkruan GazetaBlic.

Dhe testet e kryera në Barcelonë nga Denis Suarez konfirmojnë dëmtimin e futbollistit në bicepsin femor të kofshës së majtë. Ai pritet të mungojë rreth tre javë.

Testet konfirmuan gjithashtu dëmtimin e Andre Gomes në biceps femor të kofshës së majtë.

Në rastin e lojtarit portugez, evolucioni i tij do të shënojë kthimin në trajnim gjatë ditëve të ardhshme.

/GazetaBlic/

09/05/2019 20:51

Vjen lajmi i fundit për gjendjen e Messit dhe të Suarezit