Argjentina triumfoi në finalen e ‘Copa America’ ndaj Kolumbisë mbrëmë pas mesnate, në ndeshjen e zhvilluar në Miami.
Kombëtarja argjentinasi fitoi me rezultat minimal 1-0, me heroin që doli të ishte Lautaro Martinez, duke shënuar golin vendimtar në vazhdime, në minutën e 112-të.
Ndonëse Argjentina fitoi, kjo nuk ishte nata më e mirë për Lionel Messin.
Argjentinasi pësoi një lëndim të rëndë në kyçin e këmbës, çka e bëri që të zëvendësohej në minutën e 66-të.
Messi si duket e përjetoi rëndë gjë, pasi ai u pa nën lot pas zëvendësimit, si rrallë herë që është parë.
Kamerat fiksuan momentin kur Messi po qante nga stoli.
Messi crying !💔💔💔💔💔 pic.twitter.com/E4udPN8pyz
— Messi Media (@LeoMessiMedia) July 15, 2024
Siç u zbulua nga kamerat nga afër, dukej një lëndim mjaft serioz për Messin, me kyçin e këmbës që shihej shumë i enjtur.