Sporti

Lëndimi i Mërgim Vojvodës, klubi i Torinos jep detaje

01/13/2021 19:03
nga:Lorik J

Skuadra e Torinos ka konfirmuar dëmtimin e Mërgim Vojvodës.

Mbrojtësi kosovar ka pësuar dëmtim në ndeshjen e djeshme ndaj Milanit, ku edhe u detyrua të largohej nga fusha në pjesën e dytë, shkruan GazetaBlic Sport.

Klubi ka njoftuar se gjendja e Vojvodës do të shikohet në vijim, ku edhe do të kuptohet nëse duhet të ketë ndërhyrje kirurgjikale.

“Hetimet instrumentale të cilave iu nënshtrua Mergim Vojvoda, i cili doli dje në minutën e 39 ‘të pjesës së dytë, konfirmuan zhvendosjen në shpatullën e majtë. Në ditët në vijim do të vendosen indikacionet për trajtim kirurgjik ose konservativ”, shkruhet në njoftimin e Torinos.

/GazetaBlic Sport