Sporti

Lëndimi i Fabinhos nuk është aq serioz sa dukej, ja kur rikthehet ai

10/29/2020 08:47
nga:Lorik J

Lëndimi i mesfushorit të Liverpoolit, Fabinho nuk është edhe aq serioz sa dukej në fillim.

Skanimet tregojnë se nuk është një lëndim i shkallës së tretë, që do të thotë se ai mund të kthehet në fushë menjëherë pas pushimit ndërkombëtar, përcjell GazetaBlic Sport.

Fabinho mund të mungojë në të paktën tre ndeshje – dhe ato të mëdha gjithashtu – me Reds që përballen me West Ham dhe Manchester City në Premier League dhe Atalantan në Ligën e Kampionëve.

Sipas Times Sport, ylli i Liverpoolit pritet të kthehet pas ndeshjeve të kombëtareve.

/GazetaBlic Sport/