Sporti

Lëndimi i Alessandro Florenzit, mësohet se sa do të jetë jashtë fushave të blerta

10/01/2021 18:39
nga:Mergim Rreci

Mbrojtësi i djathtë i Milanit, Florenzi do të jetë jashtë fushave të blerta për shkak të një lëndimi.

Reprezentuesi italian iu nënshtrua artroskopisë në gjurin e majtë, atje ku u pa lëndimi i tij. Sipas klubit, lojtari do të mungojë rreth katër javë, përcjell GazetaBlic Sport.

Florenzi ka luajtur relativisht pak në ndeshjet e para të këtij edicioni dhe në ndeshjen e fundit ndaj Atleticos luajti vetëm disa minuta.