Lajme

Lëkundet koalicioni: LDK i del përfundimisht kundër Albin Kurtit- të hiqet taksa ndaj mallrave serbe dhe mos të vendoset reciprocitetit

02/27/2020 15:59
nga:Gazeta Blic

Lidhja Demokratike e Kosovës përfundimisht ka dalë kundër masës së reciprocitetit ndaj Serbisë.

Është zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti ai i cili ka kërkuar që sa më parë të hiqet taksa ndaj mallrave serbe dhe ka kërkuar që mos të vendoset reciprociteti, raporton Gazeta Blic.

“Tarifa mbi mallrat serbe dhe boshnjake është pengesë e pa kapërcyeshmë për komunitetin ndërkombëtar, SHBA dhe BE. Çdo shtyerje për heqjen e tarifës komprementon seriozisht pozitën tonë negociuse në këtë dialog, dëmton raportin tonë me SHBA dhe BE, si dhe rrezikon një izolim për Qeverinë dhe vendin. Asnjë masë e jona e një anëshme nuk mund të mbroj apo avansoj pozitën tonë nëse ajo nuk mbështetet nga SHBA dhe BE.”, ka shkruar ai.

Ky reagim i Hotit vjen pasi u shty mbledhja e Qeverisë, për shkak se partnerët e koalicionit nuk ishin dakorduar për çështjen e reciprocitetit.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka paralajmëruar se do ta vendos masën e reciprocitetit, dhe pastaj ta heq taksën, veprim ky që po kundërshtohet nga Ambasadori amerikan Grenell.

Reagimi i plotë:

Përfshirja amerikane në dialog e ka ndryshuar dinamiken e negocimit. Qendrim i Sekretarit Pompeo dhe angazhimet e ambasadorit Grenell se sovraniteti i Republikës së Kosovës është tepër i rëdësishem për të ardhmen e rajonit dhe se Marrëveshja për Paqe mes Kosovës dhe Serbisë duhet të rezultoj me njohjen reciproke, janë garanci për pozitën tonë negociuese dhe synimet tona në këtë dialog.

Dialogu duhet të udhëheqet nga Qeveria e Kosovës, e cila bartë legjitimitetin politik të deleguar nga Kuvendi i Kosovës. Përfshirja sa më e shpejt jep kohë për negocim më të favorshëm për Marrëveshjen përfundimtare.

Tarifa mbi mallrat serbe dhe boshnjake është pengesë e pa kapërcyeshmë për komunitetin ndërkombëtar, SHBA dhe BE. Çdo shtyerje për heqjen e tarifës komprementon seriozisht pozitën tonë negociuse në këtë dialog, dëmton raportin tonë me SHBA dhe BE, si dhe rrezikon një izolim për Qeverinë dhe vendin.

Asnjë masë e jona e një anëshme nuk mund të mbroj apo avansoj pozitën tonë nëse ajo nuk mbështetet nga SHBA dhe BE.

Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të heqë tarifën famoze dhe kështu të ulet barabarsisht dhe me miqtë e saj në tryezën e Dialogut.

Çdo alternativë tjetër rrezikon seriozisht të ardhmen e vendit.

Gazeta Blic e para raportoi se ka mospajtime ndërmjet dy partive për çështjen e tarifës ndaj mallrave serbe dhe për çështjen e vendosjes së reciprocitetit.

Duke u thirrur në burime, Gazeta Blic raportoi se shkak i anulimit të mbledhjes janë mospajtimet LDK-LVV për çështjen e taksës.

“LDK nuk është në të njëjtin qëndrim me VV-në sa i përket taksës. Kryeministri Albin Kurti ka dashur të heqë përfundimisht taksën dhe të vendosë reciprocitetin ndërsa nga LDK po kërkohet vetëm heqja e taksës dhe mos të vendoset asnjë masë tjetër” bëjnë me dije këto burime.

Shtyhet mbledhja e Qeverisë- Mos pajtimet për taksën, përplasja e parë e koalicionit LVV e LDK

07/10/2020 23:52

Këshilltari i Osmanit i kundërpërgjigjet deputetit Ukaj: Kjo Shtëpi e Ligjeve ka hata që mbanë brenda tipa si ky person me gjuhë rrugaçi!