Deputeti i AAK-së Pal Lekaj, ka thënë se qytetarët janë në terr informativ sa i përket dialogut. Ai thotë se njëjtë janë edhe partitë opozitare.
Ndërsa sa i përket planit franko-gjerman, Lekaj thotë se kryeministri ka ndryshuar qëndrim.
“Sa i përket qëndrimeve të kryeministrit të Kosovës më tani jemi mësuar me ndryshimin e qëndrimit me veprimet e tij dhe nuk është i qëndrueshëm në atë që e thotë. Këtë e ka dëshmuar edhe me pranimin e planit franko-gjerman. Qe një vit e ka quajtur jo të pranueshëm dhe është deklaruar që nuk do ta pranojmë asnjë marrëveshje pa pasur njohje në qendër dhe brenda 24 orëve e ndryshon mendimin dhe thotë e pranojmë planin franko-gjerman që krijon huti tek qytetarët por edhe tek ne deputetët dhe partitë opozitare në përgjithësi”, tha ai.
“Nuk kemi informacione, jemi në terr informativ. Kryeministri del e thotë ne pranojmë një marrëveshje franko-gjermane që ka jo njohjen por ka asociacionin për implementim dhe kjo të jep me kuptu që ky kryeministër është jo i qëndrueshëm dhe na ka qitë në një terr informativ. Si kryeministër i vendit duhet t’ua shpjegojë edhe qytetarëve, ta informojë edhe parlamentin e Kosovës”, u shpreh Lekaj./EO/


