Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka pritur për festën e Krishtlindjes, kreun e kësaj partie, Ramush Haradinaj.
Lekaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Haradinaj ka qenë mik i shtëpisë së tij që nga paralufta.
Ai po ashtu ka falenderuar kryetarin Ardian Gjini, kolegët deputetë, hoxhën e famulltarin për vizitë.
“Tradita e mikpritjes për festën e Krishtlindjes më mbush me gëzim dhe dashuri vëllazërore.
Jam shumë i nderuar që sot, në konakun e familjes Lekaj, mirëpresim miq të veçantë si z. Ramush Haradinaj, i cili që nga paralufta ka qenë mik i kësaj shtëpie. Falënderoj shumë kryetarin Gjini, kolegët deputetë e deputete, Hoxhën e Becit dhe Famullitarin e Novosellës, si dhe shumë miq që na mbushën me urime e dashuri familjen tonë.
Gjithmonë festofshim bashkë. Gëzuar!” – ka shkruar Lekaj.