Lajme

Lekaj: Besa besë do të fitojmë në Gjakovë

11/14/2017 22:54
nga:A K

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i është kthyer në kohë dhe kujton qeverisjen e tij në Komunën e Gjakovës.

Lekaj thotë, se gjatë periudhës 2007-2013 në Gjakovë janë kryer punë të mëdha, që tani disa po i shikojnë me syze dielli.

“Do të thoja që dikush është i traumatizuar nga të arriturat gjashtë vjeçare tonat, e kur e shikon veten çka ka ndërmarrë për katër vite e fundit si kryetar/e, e sheh rezultatin nën zero, nuk ia dinë as emrin vetëvetes nga trauma”, shkruan ai.

Shkrimi i plotë:

Për ata të cilët qeverisjen e Gjakovës nga viti 2007 deri në vitin 2013 e shikojnë vetëm me syze dielli.

Gjatë kësaj kohë janë ndërtuar (asfaltuar) mbi 250 km rrugë, janë hapur e janë rregulluar mbi 200 km kanalizime, janë rregulluar mbi 100 km kanale per ujitje te tokave,përafërsisht 30 Shkolla të renovuar, 65 përqind të fshatrave të ndriçuara.

Është ndërtuar shkolla e gjimnazit, shkolla e muzikes, pallati i sporteve është rikonstruktuar tërësisht, të gjitha ambulantat janë renovuara, zyrat e vendit (bashkësive lokale) të ndërtuara, është arritur që në shumë fshatra të Gjakovës të bëhet shtrirja e ujësjellësit, nuk kanë munguar investimet në infrastrukturën për këmbësorët, të gjitha trotuarët janë rregulluar, kemi ofruar siguri për shkollat duke bërë rrethimin e tyre, terene sportive në shkolla, i kemi ndërtuar 48 banesa për strehim te të varfërve, parku i qytetit, i cili ka pesuar degradim në katër vitet e fundit, është ndërtuar gjatë qeverisjes tonë, largimi i 400 kiosqeve dhe garazhave që kanë qenë shëmtija e qytetit, mbeshtetje fërmërëve, e shumë projekte tjera që mbërrin shumën mbi 150 milion euro.

Do të thoja që dikush është i traumatizuar nga të arriturat gjashtë vjeçare tonat, e kur e shikon veten çka ka ndërmarrë për katër vite e fundit si kryetar/e, e sheh rezultatin nën zero, nuk ia dinë as emrin vetëvetes nga trauma.

Ndërsa të tjerë që nuk kanë pse të mos e nxjerrin këtë faturë përpara të gjithë atyre që e kërkojnë, ju them që, unë e di kush kam qenë dje në krye të Gjakovës, e për Gjakovën dhe kush jam sot si pjesë e qeverisë Haradinaj, nga e cila prapë do të vazhdojë t’i ndihmojë

Gjakovës e Kosovës, edhe atë e bëjë ballë hapur e me kokën lartë, sepse balta e disave nuk me njollosë dot.

Prandaj qëndrojmë vertikalisht, sepse me qytetarët e Gjakovës, sipas traditës shqiptare, besa – besë vetëm sa jemi me të fortë.

11/21/2017 11:01

Gara e fortë nga zgjedhjet në Gjakovë në mes të Kusari-Lilës dhe AAK-së (Shifra)