Ish-deputeti Pal Lekaj ka reaguar ashpër ndaj akuzave që, sipas tij, i janë bërë Ramush Haradinajt nga VV’ja duke i quajtur ato “më të rëndat dhe më të poshtërat”.
Ai tha se është e papranueshme t’i thuhet Haradinajt se është me Listën Serbe apo me Beogradin, duke theksuar se Haradinaj “i ka dhënë Kosovës dy vëllezër, ka plumba në trup dhe plagë nga bombardimet serbe”.
“A ka diçka më të rëndë dhe më të poshtër që t’i thuash Ramush Haradinajt që je me Listën Serbe, Radojçiqin. Haradinaj është njeriu që i ka dhënë Kosovës dy vëllezër, njeri që i ka plumbat ende në trup, grimact e bomabve që kanë gjujatur serbët dhe t’i thuash atij që ti je me Beogradin, nuk ka poshtërsi më të madhe. Unë nuk di që dikush ka gjak shqiptari e që mundet me iu drejtu Ramushit me diçka të tillë”, tha Lekaj.
Lekaj akuzoi Vetëvendosjen se shpall “tradhëtar e armik këdo që nuk i përshtatet”, duke shtuar se qeveris me të njëjtin “rebelizëm” me të cilin ka ardhur në pushtet.
“Vetëvendosjes, nëse nuk i bjen përshtati do të shpallë tradhëtar, armik, njeri i padijshëm e i pavlerë, sepse në praktikë e kanë treguar se ashtu si kanë ardhë, me rebelizëm, ashtu edhe po qeverisin”, shtoi ai.
Ai theksoi se Haradinaj mund të kritikohet për shumë gjëra, por jo për patriotizëm. Sipas tij, për ta sulmuar Haradinajn “duhet me fol serbisht”, ndërsa deklaroi se VV “po e atakon me gjuhën më të ashpër të Serbisë”.
Lekaj e përshkroi Ramush Haradinajn si “vlerë sublime të historisë” dhe “vetë historinë e shqiptarisë”.
“Sa më shumë që e atakojnë Ramushin, sepse atë mundesh me kritiku për çdo gjë, por për patriotizëm, për atdhëdashuri, për njeriun që ka dhënë gjithçka për këtë vend, për besë duhet me fol serbisht për ta kritikuar. Vetëvendosjë me gjuhën më të ashpër të Serbisë po e atakojnë Ramushin, që është vlerë sublime e historisë. Ramushi është vetë historia e shqiptarisë”, përfundoi Lekaj në Blic Interview me Astrit Gashin.

