I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është nëkryetari i AAK-së, ish-deputet dhe kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Pal Lekaj.
Lekaj tha se AAK-ja nuk e ka aspak problem pragun në këto zgjedhje madje sipas tij as që duhet të diskutohet diçka e tillë.
“Mendoj se AAK-ja nuk e ka problem fare pragun, as që duhet të diskutohet pragu për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës sepse bazohemi në strukturën që e ka Aleanca, në elektoratin që e ka fanatik me vite të tëra dhe mendoj se kësaj here kemi menduar që të hyjmë si subjekt politik vetëm në garë duke përfshirë një liste të strukturume, profesioniste, me përvojë politike dhe mendoj jo që s’duhet të bisedohet fare për pragun por AAK-ja ka me zënë vendin e merituar me votë të qytetarëve në parlamentin e Kosovës. Pyetja se a e kalon AAK-ja pragun është legjitime por në atë punën që e kemi bërë me strukturat që i ka Aleanca, njerëzit me përvojë, me liderin që i prin që sa vite. Nëse e shohim koalicionet që janë parazgjedhore me listë të përbashkët, nuk po ‘ngjizet’ vota dhe kjo e ka dëshmuar edhe me Aleancën edhe me PAN-in edhe me VLAN-in edhe me shumë subjekte të tjera. Tani e kemi pa edhe në zgjedhjet lokale, në balotazh, mendoj se nuk kanë qenë fort praktike që elektorati i një subjekti politike kthehet edhe votohet për dikë, për një anëtar të një subjekti tjetër politik” deklaroi Lekaj.
Nënkryetari i AAK-së, Lekaj, tha se nëse s’do të kishin koalicion parazgjedhor me Nismën dhe Intelektualët, sipas tij AAK-ja do të kishte dalë edhe më mirë në zgjedhje.
“Nëse nisemi nga kjo mendoj që edhe sikur mos të kishte qenë Nisma dhe Intelektualët që kemi patur koalicion parazgjedhor, AAK-ja ndoshta do të kishte dal edhe më mirë. Po e them nga përvoja në terren shumë njerëz më kanë bërë pyetje…’Pse e morët Nismën, Intelektualët, apo frikësoheni a ç’ka?’….edhe do të thotë e kemi humb një pjesë të elektoratit ndoshta fanatik që ka qenë me Aleancën në vazhdimësi, dhe ne prap ja kemi dal. Por nga praktika po e them që shumë është më mirë që të hyhet vetëm në zgjedhje si subjekt me gjithë ata njerëz që i ka Aleanca, me një listë përmbajtësore, të strukturuar dhe mendoj që ne e kemi analizuar mjaft situatën dhe po e them që Aleanca fare as që e diskuton brenda a do t’a kalojmë pragun apo jo, por i hyjmë fuqishëm kësaj here. Mendoj se nëse nisemi nga aspekti i qeverisjes Kurti, shumë lehtë qytetari e ka për të zgjedhur subjektet tjera opozitare sepse për 5 vite jo që kemi patur ndonjë anë pozitive të kësaj qeverisje por mendoj se qytetari ka përjetuar menaxhimin më të dobët ndonjëherë në histori të Kosovës” deklaroi Lekaj në Blic Interview me Astrit Gashin raporton “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/


