Sporti

Leipzig-Mainz 13-0 në dy ndeshje, Werner ka shënuar 6 gola dhe 3 asistime në këto takime!

05/25/2020 11:19
nga:Lorik J

Me hat-trick të shënuar dje në Mainz (5-0 për Leipzig), Timo Werner ka arritur një rekord personal, atë të golave ​​të shënuar në një kampionat.

Wernder ka arritur shifrën e 24 golave të realizuar për një edicion, përcjell GazetaBlic.

Ai theu rekordin e sezonit 2016-17 kur qendër-sulmuesi realizoi 21 gola. Sulmuesi, i lindur në vitin 1996, bëri edhe dy hat-tricka ndaj të njëjtit ekip, Mainz.

Para tij një gjë të till e ka bërë vetëm Ulf Kirsten, sulmuesi i Bayer Leverkusen, i cili kishte realizuar një gjë të tillë në edicionin 1998/99 ndaj Borussia Monchengladbach.

Për fat të mirë për Mainzin, ndeshjet kundër Leipzig dhe Werner kanë përfunduar.

Në ndeshjen e parë, Leipzig kishte fituar 8-0. Në dy ndeshje të luajtura, Leipzig ka fituar 13-0 ndaj Mainz, ku 6 gola dhe 3 asistime u bënë nga Werner.

/GazetaBlic/