Sporti

Legjenda Pele përgënjeshtron të birin dhe deklarohet për gjendjen e tij

02/14/2020 13:53
nga:Mergim Rreci

Pak ditë më parë, djali i Pele deklaroi se i ati është i rënduar fizikisht dhe psikologjikisht, ndaj refuzon daljet në publik për shkak të gjendjes aspak të mirë shëndetësore, por vetë legjenda braziliane e futbollit ka përgënjeshtruar të birin.

“Jam mirë dhe i përballoj më së miri limitet e mija fizike, ndonëse provoj të lëviz sërish topin. Faleminderit për lutjet dhe shqetësimet tuaja, por jam mirë. Këtë vit pres të festoj përvjetorin tim të 80 dhe kaloj ditë të mira e të tjera jo aq të mira, por janë normale për moshën time”, deklaroi Pele.

Futbollisti më i mirë i shekullit të kaluar sipas FIFA-s, mohoi tërësisht deklaratat e të birit, duke theksuar se nuk e ka humbur aspak besimin te vetja dhe se respekton tërësisht agjendën e tij, ashtu si edhe limitet fizike për shkak të moshës.