Sporti

Legjenda Gary Lineker duartroket Kosovën për pritjen fenomenale që i bëri Anglisë

11/17/2019 23:19
nga:M K

Imazhi i Kosovës dy ditët e fundit ka shënuar ngritje enorme.

Kjo për faktin se kombëtarja “verdhë e kaltër” ishte nikoqire e Anglisë në kuadër të ndeshjes së fundit të ciklit kualifikues për kampionatin evropian, shkruan GazetaBlic.

Kuptohet, Britania e Madhe në përgjithëse e Anglia në veçanti njihen si burime të mediave më të mëdha botërore, e ku thuajse secila prej tyre sot i ka thurrue lozhe vendit tonë.

Këtu nuk mungoi as legjenda e futbollit, tani analist në BBC, Gary Lineker, i cili shpërndau në rrjetin social “Twitter” postimin e futbollistit të Manchester United, Harry Maguire, i cili ka falenderuar tejmase Kosovën për mikpritje, teksa ka thënë se ka kaluar mirë me njerëz të dashur. Në fund fare edhe i uroi suksese të mëtutjeshme.

Kujtojmë se faqja zyrtare e Gary Lineker ka afro 7.4 milionë ndjekës.

/GazetaBlic/

11/01/2017 08:57

Benzema i përgjigjet ish-yllit anglez: Më vjen keq për ty