Sporti

Legjenda e Real Madridit: Ajo çfarë po ju bën Modrici kundërshtarëve është abuzuese!

12/13/2021 19:02
nga:Lorik J

Jorge Valdano është një legjendë e Real Madridit në vitet ’80 dhe sulmuesi i famshëm la gjurmë të mëdha në dekadat në vijim si trajner dhe drejtor i klubit.

Lojtari dhe golashënuesi kryesor i Argjentinës në fitimin e Kupës së Botës ’86 vitet e fundit ka qenë një komentator i njohur televiziv dhe radiofonik, përcjell GazetaBlic Sport.

Në atë cilësi, ai ndoqi paraqitjen spektakolare të Luka Modric në fitoren e Realit (2:0) ndaj njërit prej dy rivalëve më të mëdhenj, kampionit aktual, Atletico.

“Modric së bashku me Kroos dominojnë aq shumë ndeshjet e Realit sa që është një abuzim i rivalëve”, ka thënë Valdano.