Showtime

Legjenda e muzikës do të këndojë në dasmën mbretërore

05/17/2018 13:48
nga:L I

Më datë 19 maj, e gjithë bota do t’i ketë sytë në Britani, ku do të zhvillohet martesa e Princit Harry dhe Meghan Markle.

Një pjesë të detajeve të kësaj ceremonie të rëndësishme janë zbuluar, ndërsa të tjera priten të shihen vetëm ditën e dasmës. Sipas TMZ, Elton John do të përformojë në dasmën e vitit, si miku i ngushtë i Princeshë Diana-s.

Elton John do të performojë për familjen mbretërore, 21 vite pasi ka kënduar në funeralit e të ndjerës Princeshë Diana. Nuk është ende e qartë se ku do të këndojë John, në ceremoninë e kishës, apo më pas.

Gjithsesi, një gjë është e sigurt, që Meghan Markle dhe Princi Harry kanë zgjedhur këngëtarit legjendar, që t’i shoqërojë me zërin e tij, gjatë kësaj dite të rëndësishme.

Elton John

Meghan Markle ka konfirmuar se babai i saj s’do mund të jetë pjesë e ceremonisë së dasmës mbretërore në të cilën ajo do të martohet me Princin Harry.

Dje TMZ raportoi se babai i Meghan, jo zyrtarisht ka anuluar pjesëmarrjen në dasmën e së bijës për shkak të gjendjes shëndetësore.

Thomas Markle dhe Meghan Markle

Ndërsa sot është vet Markle ajo e cila dha detajet më të fundit, ku sipas saj ai duhet t’i përkushtohet më shumë shëndetit të tij.

Thomas Markle, babai i Meghan është vendosur në spital pas operacionit serioz në zemër. Ai u shtri në spital të mërkurën dhe nuk lirohet deri pas dasmës.

05/22/2018 20:51

U martua me aktoren amerikane, por këto janë ‘sekretet’ e Princ Harry-t